Organizata Jo-qeveritare DardanaPress,në kuadër të projektit “Aktivizimi qytetar përmes ndërgjegjësimit për proceset vendimmarrëse në Komunën e Kamenicës” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – Grass Roots Action Support”, ka mbajtur trajnimin njëditor me këshilltarët e kuvendit komunal ,mbi rolin dhe detyrat e këshilltarëve .
Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat në vendimmarrje komunale dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, si dhe njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.
Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç, ne trajnimin e organizuar me përfshirjen e Organizatave të Shoqërisë Civile, medieve lokale dhe këshilltarëve komunal për te parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat e kuvendit komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.
Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës se këshilltarëve komunal lidhur me proceset vendimmarrëse ne nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve te ofruara gjatë trajnimeve si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i kërkesave dhe nevojave te qytetarëve deri në përfundim të mandatit.
Ne këtë trajnim përveç këshilltarëve komunal kanë marrë pjesë anëtar te shoqërisë civile, zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,media lokale.
Ky projekt është i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i përkrahur nga: IKS, Lens dhe FES dhe zbatuar nga DardaPress