“Trajnim për bletarët është tjetër zotim i përmbushur për bujqësinë”, ka bërë me dije kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Përndryshe, pas shpërndarjes së mbi 300 koshereve të bletëve në Gusht të këtij viti, është mbajtur tani trajnimi me bletarët përfitues të koshereve dhe jo vetëm, i organizuar nga komuna e Gjilanit.
Si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës, trajnimi u ligjërua nga stafi akademik i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
“Me trajnime të tilla do të vazhdojmë edhe në muajt në vijim. Për prodhime më cilësore, për bujqësinë”, ka thënë i pari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/