Sot në Viti , OSBE-ja së bashku me Policinë e Kosovës dhe kryesuesit e Komiteteve Lokale për Siguri në Bashkësi – KLSP-ve, kanë mbajtur trajnimin për anëtarët e rinj të KLSP-së nga qyteti i Vitisë dhe fshatrave përreth.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se trajnimi është mbajtur në sallën e kuvendit komunal në Viti nga trajner të certifikuar nga OSBE, të mbështetur nga Policia e Kosovës.
Në këtë aktivitet kanë marr pjesë 17 pjesëmarrës nga komuniteti i të rinjve, komuniteti i studentëve, komuniteti i fshatarëve etj.
Hashani ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit janë certifikuar nga OSBE dhe Policia e Kosovës. Trajnimi ka përfshirë fazën e partneritetit dhe zgjidhjes së problemeve të komuniteteve, krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.