Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka mbajtur trajnimin një ditor me anëtarët e Komiteteve Konsultative.
Trajnimi me anëtarët e Komiteteve Konsultative është mbajtur sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor ishte funksionimi i komiteteve, përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të Komiteteve Konsultative.
Si rekomandime të dala nga trajnimi njëditor janë: Anëtarët e komiteteve të iniciojnë dhe të japin propozime për rregullore të cilat i mungojnë komunës, të merren parasysh mendimet dhe iniciativat e anëtarëve të komiteteve nga ana e Kuvendit dhe Qeverisjes Komunale, të paraqesin idetë, propozimet, pikëpamjet e tyre për problemet e identifikuara të qytetarëve para Kuvendit Komunal.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: anëtarët e komiteteve konsultative, zyrtarja për barazi gjinore, grupi joformal i grave, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.