Loriana Kuka ka arritur të fitoi medaljen e artë në Grand Prix të xhudos që po zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kuka në finale e mposhti kubanezen, Kaliema Antomarchi.
Trajneri i xhudistes, Driton Kuka ka thënë se kjo është një fitore e madhe për një popull të shtypur ndër shekuj siç është Kosova. Kujtojmë se medalje të artë në Gjeorgji ka fituar edhe Nora Gjakova dje.
Ky është postimi i tij:
“Dy herë fluturoj kubanezja! Lori po na bën krenar pakufi! E artë në Grand Prix Tbilisi Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë! Fundjavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj! Liria e merituar për të rinjtë qê i kemi”, ka shkruar Kuka.