Mediumet turke kanë raportuar që një kohe që Manchester Unitedi është i interesuar ta transferojë, Vedat Muriqin për ta përforcuar repartin e sulmit. Sipas ‘Fanatik’, vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer e kishte shikuar ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë për ta parë se si luan kosovari.
Ndërsa, sot e përditshmja turke Fanatik raporton se trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e kishte shikuar personalisht ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë në stadiumin St. Mary’s në tetor të vitit të kaluar.
Anglia e kishte fituar atë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 me rezultat 5:3, mirëpo Muriqi kishte qenë mbresëlënës me një gol të shënuar dhe dy asistet për Valon Berishën.
Lajmi vazhdon duke pretenduar se trajneri norvegjez e sheh Muriqin si alternativë të përsosur për Marcus Rashfordin.
‘Fanatik’ më herët kishte raportuar se Fenerbahce ia ka vendosur çmimin prej 30 milionë funteve yllit kosovar, përkundër që verën e kaluar e blenë atë për vetëm 3 milionë euro.
Muriqi ka qenë mbresëlënës gjatë këtij sezoni me Fenerbahcen, duke i shënuar 13 gola dhe duke asistuar me pesë të tjera.