Walter Mazzarri ka folur para ndeshjes së nesërme të Torinos kundër Genovas. Mazzarri tha se janë duke menduar për këtë sfidë dhe se janë duke u munduar t’ju largohen tensioneve.
Mirëpo trajneri i klubit italian u shpreh i pakënaqur për shkak të lëndimeve që i kanë futbollistët e ti, por i kënaqur u shpreh me portierin kosovar, Samir Ujkanin.
Duke u shprehur i lumtur për transferimin e tij Mazzarri tha: “Ujkani është i besueshëm, ishte një blerje e shkëlqyeshme”.
Ujkani në shtator të vitit të kaluar, kaloi në Torino si lotar i lirë, nga klubi i Rizesporit.