Siç e dimë tani, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, (UEFA Conference League), skuadra gjilanase SC Gjilani do të ballafaqohet me skuadrën Liepaja (Latvi), e trajneri, Zekirija Ramadani i cili javë më parë mori drejtimin e kësaj skuadre është prononcuar, duke shprehur optimizmin e tij se gjilanasit do ta kalojnë këtë xhiro dhe se synimet janë më të mëdha.
Ja prononcimi i tij i plotë:
“Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar.
Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë raund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”. /2LONLINE/