Kohëve të fundit është një nga futbollistët e Arsenalit më të përfolur për një largim nga londinezët. Trajneri i ri i Arsenalit, Areta ka treguar se nuk e dëshiron largimin e futbollistit kosovar nga Arsenali.
I pyetur nëse dëshiron që Xhaka të largohet, Arteta u përgjigj: “Shpresoj jo“.
“Pas largimeve të Koscielny, [Petr] Cech, [Aaron] Ramsey dhe Nacho Monreal, lider natyral në skuadër për shkak të vlerës së tij dhe atë që përfaqëson, ishte Granit Xhaka. Është votuar për të parë nëse ajo që ndjeva për ta ishte edhe nga ana e futbollistëve, dhe ata e bënë atë”, tha Emery.
“Rrethanat bën që Xhaka të përplaset me tifozët, por ai është lider dhe ekipi ka nevojë për të tani, për shkak të vlerave që përfaqëson, për shkak të respektit që të gjithë kanë për të dhe për shkak të eksperiencës”, vazhdoi Areta.
Xhaka nuk luajti në ndeshjen kundër Chelsea pasi që ishte i sëmur, ndërsa është duke u përfolur për një largim të mundshëm te Hertha Berlin.
“Ai luajti kundër Bournemouth, ai luajti vërtet mirë, ishte shumë i përkushtuar, ai luajti një lojë vërtet të mirë. Pas lojës ai filloi të ndjehej i sëmurë. Ai kishte temperaturë dhe nuk ndihej mirë. Dy ditët e fundit ai ishte në shtrat. Kjo është arsyeja pse ai nuk luajti”, tregoi trajneri.