Kryetrajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani është ndarë i kënaqur me fitoren e javës së tretë të Superligës përballë Vushtrrisë (2-0).
“Kemi analizuar ekipin e Vushtrisë përpara ndeshjes dhe kemi ditur që kemi të bëjmë me një ekip cilësore pavarësisht pozitës në të cilën ndodhet. Ekipi kundërshtarë la pak hapsira në fushën e lojës, por ne shfrytëzuam rastet që kishim dhe me meritë e fituam ndeshjen. Mund të them që jam i kënaqur me këtë fitore”, deklaroi pas ndeshjes Mezani.
Shefi i shtabit teknik gjithashtu foli edhe për disfatën përballë Trepçës ’89 (4-1).
“Mobilizimi është maksimal pas leksionit që morëm në javën e parë. Lojtarët tashmë e njohin më mirë njëri tjetrin dhe kampionatin gjithashtu. Shpresojmë që të vazhdojmë me rezultate të tilla”, deklaroi Mezani.