Kanë kaluar gjashtë ditë që kur Gentjan Mezani dhe gjashtë futbollistë të SC Gjilanit ndodhen të karantinuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Ata kanë mbetur të ngujuar, pavarësisht premtimeve për t’u liruar nga kjo qendër.
Në lidhje me këtë çështje ka folur vetë tekniku Mezani, i cili ka theksuar se pret që të lirohen gjatë ditës së mërkurë (20 maj).
“Ne nesër i bëjmë shtatë ditë që ndodhemi këtu, kështu që besoj se nesër do të dalim”, tregon më tej trajneri vlonjat”, deklaroi Mezani për gazetën “Zëri”.
Ai ka deklaruar gjithashtu se ky izolim ua ka pamundësuar edhe stërvitjet gjatë këtyre ditëve.
“Ky është problemi më i madh që nuk kemi pasur mundësi për t’u stërvitur, sepse nuk dalim fare nga dhomat. Nuk na lejojnë”, u shpreh fillimisht Mezani.
Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë ka lejuar rifillimin e stërvitjeve për klubet e Superligës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar që Superliga do të startojë nga data 7 qershor.