DYLON

Futbollistët dhe trajneri i Dritës mund të mos karantinohen, klubi gjilanas do të përkujdeset për t’i testuar dhe vetizoluar

Futbollistët dhe trajneri i Dritës mund të mos karantinohen, klubi gjilanas do të përkujdeset për t’i testuar dhe vetizoluar
Avatar photo Elife Sherifi

Pesë futbollistë të Dritës dhe trajneri Ardian Nuhiu ndodhen jashtë vendit. Rikthimi i tyre pritet të ndodh shumë shpejtë, ndërkohë që ata do të vetëizolohen dhe nuk do të karantinohen fare në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Drejtori sportiv i klubit gjilanas, Valon Zymberi, ka deklaruar se klubi merr përsipër testimin e tyre para se të hyjnë në Kosovë dhe do të vetkarantinohen.

“Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë presim që të merren me këtë çështje. Lojtarët do të testohen dhe në momentin që dalin negativ, do të vetkarantinohen në Gjilan. Ne do të merremi me testimin e tyre para se ata të lejohen që të hyjnë në Kosovë”, deklaroi fillimisht Zymberi per gazeten ‘Zeri’.

EkoHigjiena

Ai ka deklaruar ndër të tjerash se vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ishte tejet i vonuar, pasi që  kubet janë dashur që të njoftohen më herët për lejimin e stërvitjeve.

“Trajneri Ardian Nuhiu dhe lojtarët Ardian Cuculi, Izair Emini, Bunjamin Shabani, Darko Tofiloski janë në Maqedoninë e Veriut kurse Erion Vucaj ndodhet në Shqipëri. Është dashur që më herët të na njoftojnë për rifillimin e stërvitjeve në mënyrë që të kompletohemi. Së paku një ditë më herët është dashur që të bëhet njoftimi”, ka thënë Zymberi.

Ai më pas ka folur edhe për rifillimin e stërvitjeve, derisa ka thënë se klubi ‘bardhekaltër’ është klubi i vetëm në vend që nuk ka stërvitur në mënyrë kolektive gjatë pandemisë.

“Drita është klubi i vetëm në Kosovë që gjatë kohës së pandemisë nuk e ka kryer asnjë stërvitje pasi që i kemi respektuar rregullat e përcaktuara. Megjithatë, kam besim se do t’ia dalim”, përfundoi Zymberi.