FC Drita ka barazuar me Llapin 2:2, në ndeshjen derbi të javës së pestë në Superligë. Ndeshja me shumë aksione, tensione e sulme nga të dyja skuadrat rezultoi me barazim dhe me ndarje të pikëve, nga një sosh.
Megjithatë, i kënaqur me barazimin ka mbetur kryetrajneri i kësaj skuadre Ardian Nuhiu, i cili në foli edhe për gabimin e portierit të Dritës, Tofiloski nga ku u realizua goli i dytë i Llapit.
“Nuk më pëlqeu fillimi i ndeshjes sepse ishim disi në gjum, por më pas reaguam në pjesën e dytë, fillimisht duke barazuar rezultatin dhe më pas të merrnim epërsinë. Për fatin tonë nuk arritëm ta ruanim rezultatin, pasi që pranuam nga një gabim, i cili është normal të ndodh”, deklaroi pas ndeshjes Nuhiu.
FC Drita zbret në pozitën e dytë tani me dhjetë pikë pas barazimit në kohën shtesë ndaj Llapit, ndërsa i pari në tabelë është rivali lokal SC Gjilani.