Kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu, i cili mori postin e të parit të Dritës pak ditë para derbit, debutoi me fitore ndaj Gjilanit me rezultat 3:1.
Tekniku shkupjan është shprehur i lumtur me ndeshjen e tij të parë, gjersa ka theksuar se fitorja është rezultat i punës së përbashkët me ish-trajnerin e Dritës, Duron.
Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Por, më tepër jam i lumtur për futbollistët, pasi që ata e kanë merituar një fitore të tillë. Është një punë e përbashkët me Profesor Duron dhe jo vetëm e imja. Dua ti falenderoj drejtuesit e klubit për besimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, me ç’rast krijuam shumë dhe me meritë e fituam ndeshjen”, deklaroi pas ndeshjes Nuhiu.