Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson se mesfushori Granit Xhaka do të qëndrojë Emirates, përkundër që është lidhur me një largim në afatin kalimtar të janarit.
Pas përplasjes me tifozët e Arsenalit pritej që Xhaka të rikthehej në Bundesligë, me Hertha Berlinin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Madje, agjenti i Xhakës, Jose Norguera kishte deklaruar se tashmë 27 vjeçari ka një marrëveshje në parim me Hertha Berlinin, megjithatë Arteta dëshiron ta ketë në radhët e veta, duke e vlerësuar si një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij.
E kur është pyetur nëse Xhaka e ka konfirmuar të ardhmen e tij, pa hezitim Arteta është përgjigjur duke buzëqeshur, “po, ai ma ka konfirmuar”.