Lajm i rëndë. Siç njofton Policia e Gjilanit, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është gjetur pa shenja jete një femër në Gjilan.
Bëhet fjalë për ish gazetaren e Radio Gjilanit dhe ish anëtaren e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arzie Nuhiu.
Ajo dha kontribut të çmuar edhe në gazetari edhe në skenën politike të Gjilanit. Vdekja e saj është humbja e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për Komunën e Gjilanit dhe vendin.
Vdekja e saj në rrethana tragjike është dhimbje për të gjithë ne.
Raporti i policisë
“Vdekje e dyshimtë”
Sot me 21 korrik 21 rreth orës 03:50 të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informatën se në rrugën “Raif Halimi “, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.
Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banuar në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.
Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.
Në vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë ) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja .
Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë.
Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet e mëtejme ja në duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në koordinim me Prokurorin e shtetit. /2LONLINE.com/