Më shumë se 80 persona janë lënduar pasi një traget është përplasur me një “krijesë detare” në brigjet veriperëndimore të Japonisë
Roja bregdetare japoneze konfirmoi se në mesin e të lënduarve pesë persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësia ndodhi mes qytetit japonez Niigata dhe ishullit Sado, në bregun veriperëndimor të Japonisë.
Përskaj dëmtimit dhe plasaritjeve prej 15 centimetrave, trageti vazhdoi rrugën drejt portit Ryotsu.
Në traget ishin 121 pasagjerë dhe katër anëtarëtë ekuipazhit.