Bazuar në raportin ditor të Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë arrestuar 20 persona të cilat nuk respektuan vendimet e qeverisë të ndërmarra për parandalim të përhapjes së COVID-19.
E, tri raste të tilla janë regjistruar edhe në Rajonin e Gjilanit dhe të gjitha në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës, ku është vepruar në kundërshtim me vendimet e parapara të Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Komunikata e policisë për rastet:
MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
Fshati Topanicë, Kamenicë 06.05.2020-21:15. Një i dyshuar mashkull kosovar nga njësiti policor është hasur duke qëndruar në rrugë dhe i njëjti nuk ka respektuar vendimet e Qeverise. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Përndryshe, sipas kreut të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në Topanicë më nuk ka raste aktive me koronavirus, rastet e mëparshme me të infektuar janë raportuar si të shëruar plotësisht.
Megjithëkëtë, ditë më parë Qeveria e Kosovës me një vendim të saj, krahas fshatrave Hodonoc e Poliqkë, kishte shpallur edhe Topanicën si vatër të përhapjes së virusit SARS-CoV-2. Sipas vendimit të Ministrisë obligoheshin të gjithë banorët të respektonin masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.