Pas prezantimit të suksesshëm në konferencën “Gjuhët digjitale të së ardhmes” të zhvilluar javën e kaluar në Novi Sad, portali informativ Titulli.com do të jetë pjesë edhe e një ngjarje të madhe në vend.
Ky medium, përkrahë mediave të mëdha si: B92, Prva, Mtv, Vecernje Novosti dhe shumë media tjera, më 13 maj do të jetë partner medial i njërës prej ngjarjeve shumë të rëndësishme rajonale mbi marketingun digjital.
Në konferencën “Digital Day 2015” – SHOW ME THE MONEY, që mbahet në “Shtëpinë e rinisë” në Beograd dhe zhvillohet në gjuhën angleze, pjesëmarrës do të jenë njerëz profesionist nga vendi dhe jashtë saj, pjesë e biznesit dhe marketingut.
Kjo konferencë zhvillohet për herë të pestë në Beograd, ndërsa organizator është asociacioni për rritje dhe zhvillim të marketingut digjital në Serbi dhe rajonin CEE, IAB Serbia.
“Digital Day 2015”, ka karakter edukativ duke sjell panelistë nga tregjet e avancuara për të shkëmbyer njohurit dhe praktikat më të mira në industrinë e marketingut dixhital.
Sipas ekspertëve nga kjo fushë, reklamimi dixhital, sidomos në media online, dita ditës po rritet duke qenë konkurruese e denjë e mediave klasike e cila mundëson reklamim 24 orë në tërë globin.
Sipas drejtuesve të portalit informativ Titulli.com, ky medium tashmë është identifikuar si serioz dhe profesionist, andaj ftesa për pjesëmarrje në ngjarje të mëdha po shtohen ditë e më shumë.
Javën e kaluar përfaqësuesit e Titullit morën pjesë në konferencën e Novi Sadit të organizuar nga OSBE dhe Radio Televizioni i Vojvodinës, me temë “Gjuhët digjitale të së ardhmes”, kushtuar perspektivës së raportimit në gjuhët e pakicave në Serbi. /Titulli.com/