(2LONLINE) – Po thuajse, në raportet policore brenda çdo jave mund të shohim gati nga 1 mijë gjoba të shqiptuara vetëm në pjesën që e mbulon Drejtoria Rajonale e Gjilanit. A janë të domosdoshme tërë këto ndëshkime për të krijuar rregull në trafik apo është një mundësi e mbushjes së arkës, kjo ka filluar veç të jetë temë e bisedës mes qytetarëve me të madhe. Si do që të jetë, edhe në statistikat e javës së fundit kemi plotë 835 tiketa gjobë që policia ua ka shqiptuar atyre që kanë ra ndesh me rregullat në trafik.
Ndryshe, duke iu referuar statistikave policore brenda një jave në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 39 incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 33 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 14 të tilla.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 14 aksidente trafiku nga të cilat 6 me lëndime në njerëz dhe 8 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.
Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 39 incidente të ndryshme, ka pasur 33 persona të arrestuar dhe janë shpërndarë 835 tiketa gjobitëse për ata nuk kanë respektuar ligjin. /2L ONLINE/