Aleksandar Tijaniqi, njëri nga gazetarët më të rëndësishëm dhe më të njohur në Ballkan, që ishte drejtor i Radio Televizionit të Serbisë, vdiq të hënën në moshën 64 vjeçare dhe pas vete ka lënë një amanet të quajtur “Publikojeni pasi unë të vdes”.
Sipas dëshirës së tij, ky amanet, video-intervistë, që ishte një lloj mesazhi-amaneti është publikuar pikërisht pas vdekjes së tij, e këtë intervistë ai e ka dhënë për “NIN”-in, që para dy vjetëve.
Ai me këtë rast e ka kujtuar edhe Kosovën, Deçanin dhe me rezignacion ka konstatuar : “Qëndrimi im është që Kosovën duhet shitur, Nuk kemi ne forcë fizike ta mbajmë. Ne jemi ish hegjemonistët e Ballkanit”.
“Nuk do të dëshiroja që gazetaria serbe të më kujtoje. Dëshiroj që ti lë një dy tri libra me tekstet e mia dhe këto libra ti shfletojnë vetëm studentët e gazetarisë, kur të duan të shohin dhe të vlerësojnë duke lexuar disa tekste ta shohin se çfarë i çmenduri ka qenë Tijaniqi. 12 vitet e fundit të punës time kjo nuk është gazetari, por luftë për ta ruajtur kokën”-është shprehur Tijaniqi në këtë video-intervistë.
“Unë thellësisht e urrej profesionin të cilin e ushtroj. Gazetaria, kjo është shtresë e robërve. Nuk e dijë as vetë se çfarë kërkoj në gazetari plot katër dekada. Kur i mbledh – sublimoj të gjitha, janë nja dhjetë tekste që mund të shprehin atë që jam unë. Janë vetëm nja dhjetë tekste nga dhjetë mijë që i kam shkruar unë”- ka thë Tijaniqi.
Ai ka thënë edhe diçka personale për veten: Krekosem që njerzit të mos e vërejnë frikën time dhe për shkak të këtij qyqarllëku të mos më urrejnë. Prandaj bëhem i guximshëm në situata të çmendurisë”.
Sepse, siç ka thënë edhe vetë ai: Lista e armiqve të mi është “Kush dhe çka kush është në Serbi” nga njerëzit më të fuqishëm. Për të mbijetuar këta armiq, unë jam shndërruar dhe kam qënë lëmbanisti më i kishës së Zonjës Mari: ashtu i i shëmtuar, gungaç e kurrfarë. Mirëpo, tu bijë kambanave aq fortë që të dëgjohen shumë larg”.
Aleksandar Tijaniqi, drejtor gjeneral i RTS-së vdiq të hënën para ndërtesës ku ka jetuar, ndërsa varrimi bëhet të premten në alenë e personave të merituar në Beograd.
(INA)