Tifo grupi shqiptar “Shvercerat” nga Shkupi festuan 30 vjetorin e themelimit, derisa në natën finale të tyre falenderuan edhe ish-futbollistët ikonë të këtij klubi.
Në mesin e tyre ishte edhe trajneri aktual i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili në të kaluarën ishte pjesë e FC Shkupit, madje njihet si njëri ndër lojtarët më të mirë që ka patur ky klub ndër vite.
Nexhmedin Memedi, Nexhat Shabani, Refik Arif, Gjore Jovanovski, Argjend Beqiri, Gogo Jovçev, Zekirija Ramadani, Arben Nuhiu, Ertan Demiri, Goran Stankovski, Nebi Mustafi, Ardian Nuhiu, Suat Zendeli dhe Muharem Bajrami u nderuan në fund me nga një mirënjohje.
Ndryshe “Shvercerat” kanë festuar 30 vjetorin e tyre të themelimit, duke shënuar kështu një epokë të rëndësishme në historinë e FC Shkupit dhe tifo skenës shqiptare.