DYLON

Ismajli uron Skifterat: Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për SC Gjilani

Ismajli uron Skifterat: Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për SC Gjilani
Avatar photo Redaksia

Me një ceremoni të veçantë, grupi i tifozëve i SC Gjilani, Skifterat, kanë shënuar 20-vjetorin e themelimit.

Në këtë aktivitet, në emër të Lutfi Hazirit ka marr pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, drejtuesit e SC Gjilani, legjendat e klubit dhe mysafirë të shumtë.

“Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për klubin, i cili po na bënë krenar të gjithë neve si qytet. Urime 20-vjetori Skiftera, president Florim Zuka, legjenda të klubit e kryesi e Sc Gjilani. Zoti ju bekoftë”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

EkoHigjiena

Kurse, drejtori ekzekutiv i SC Gjilani, Sevdail Robelli, tha se sot po e festojnë 20-vjetorin e sakrificës, pasi Skifterat asnjëherë nuk i lanë vetëm, në asnjë rrethanë.

“Në emër të presidentit dhe kryesisë së klubit, ju premtoj që Gjilani këtë vit do ta festojë titullin e kampionit së bashku me Skifterat, të cilët janë akademi e tifozerisë. Këtë kulturë do ta transmetojmë edhe në garat europiane”, ka thënë Robelli.

Atmosferën e ka elektrizuar në fund rock grupi Jericho teksa e kënduan këngën kushtuar Skifterave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.