Grupimi i madh tifozëve që mbështesin Kombëtaren do të jenë në sfidën e 8 tetorit ndaj Serbisë. Tifozat Kuq e Zi nuk do të mungojnë dhe do të jenë rreth 2 mijë. Kjo është marrëveshja që është arritur me Federatën Shqiptare të Futbollit.
TKZ që prej vitesh nuk mungon në tribuna në mbështetje të përfaqësueses kërkon që ekipi i drejtuar nga Xhani De Biazi të shkojë në finalet e Euro 2016 dhe për këtë do të mbaj në kontroll sportdashësit në “Elbasan Arena”. Këta tifozë “fanatikë” të ngjyrave kuq e zi nuk duan që kjo ëndërr të mos pengohet nga askush, shkruan “Sportal.al”.
Pritet që siguria gjatë përballjes Shqipëri – Serbi të jetë e një niveli të lartë dhe puna për përgatitjen e planit ka nisur prej kohësh.