Në Parlamentin Evropian, u mbajt konferenca për ndriçimin e fatit të pagjeturve, viktima të agresionit serb në Kroaci, Kosovë dhe Bosnje, organizuar nga europarlamentarët kroat.
Në cilësinë e kryetares së komisionit parlamentar për të pagjeturit në Kosovë, Lirije Kajtazi, prezantoi në këtë konferencë e cila paraqiti gjendjen e të pagjeturve në Kosovë si dhe nga të pranishmit kërkoi që BE të bëjë trysni te Serbia që të hap arkivat dhe të tregojë vendet dhe përgjegjësit që shkaktuan këto krime.
Njëherësh, BE duhet që Serbisë t’i kushtëzoi anëtarësimin në mekanizmat e BE deri sa ajo të tregohet kooperuese dhe përfundimisht të zgjidhet çështja e të pagjeturve.
Kajtazi pati edhe takim të veçantë me eurodeputetin Ivica Toliq, me të cilin u dakordua që Kroacia të ofroi përvojën për Kosovën në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve gjatë agresionit serb në Kosovë.