Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të vjedhjes, ku raportohet se është hapur me forcë arka e xhamisë në Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet, transmeton Portali 2LONLINE.com/
Raporti policor:
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Shipashnicë e Poshtme, Kamenicë 19.01.2021 – 10:40-12:53. Është raportuar se nga persona deri më tani të panjohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.