Të nderuar/a të rinjë dhe të reja të Gjilanit,
Komuna ka nisur projektin për të testuar buxhetimin me pjesëmarrje me të rinjtë e Gjilanit. Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon të rinjtë që të luajnë rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime të ndryshme.
Qëllimi është që të rinjëve t’u ofrohet mundësia për t’u përfshirë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë një rol të drejtpërdrejtë në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale.
Është mundësia e juaj të përzgjedhni dhe votoni për projekte të cilat janë në interes të përgjithshëm të komunitetit tuaj!
Kriteret të cilat do të merren për bazë nga komuna janë si në vijim:
Projekt-propozimi të jetë brenda kornizave buxhetit të prezentuar nga komuna i cili kap vlerën deri në 30.000 Euro (tridhjetë mijë Euro). Deri në këtë vlerë, mund të jenë 2-3 projekte të ndryshme.
Numri i përfituesve nga projekti i propozuar të jetë sa më i madh
Lloji i projekteve: Shërbime, subvencione, dhe infrastrukturë por vetëm në rastet kur projekti i shërben arsimit dhe shëndetësisë
Projekti i propozuar të jetë në kompetencë dhe pronësi të komunës
Projekti të ketë ndikim social, ekonomik dhe mjedisor
Projekti të jetë gjithëpërfshirës duke përfshirë grupe të margjinalizuara
Ky buxhet nuk nënkupton se vetëm kaq buxhet dhe investime do të ketë për të rinjtë e Gjilanit në vitin 2024. Sigurisht, që në dëgjimet tjera me qytetarë gjatë muajit qershor dhe korrik për planifikimin e buxhetit komunal, do të merren për bazë edhe kërkesat e propozimet tjera për projektet që janë në interes të të rinjëve, për t’u investuar dhe realizuar në vitin tjetër.
Procesi dhe kriteret e mbledhjes se ideve dhe projekt-propozimeve prioritare për investim nga komuna
Të gjitha idetë dhe projekt-propozimet e juaja mblidhen përmes Grupit Punues.
Do të bëhet nga ana e juaj seleksionimi nga 5 deri 8 prej projekteve të propozuara, e të cilët do të votohen nga gratë në ditën e votimit në muajin qershor.
Projekt-propozimet të cilat e kalojnë përzgjedhjen sipas kritereve dhe kanë kuptim do të vendosen në votim në ditën e përzgjedhur përmes kutive klasike të votimit.
Ju faleminderit!
Riad Rashiti
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, komuna e Gjilanit