Thirrja për nominime për: “Çmimi Vjetor për Angazhim Qytetar” dhe “Çmimi Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal” të Komunës së Gjilanit
Të nderuar qytetarë të Komunës së Gjilanit,
Në këtë periudhë të fund vitit, është momenti për të vendosur në qendër të vëmendjes ata individë apo grupe të qytetarëve, si dhe zyrtarë komunal, të cilët përmes kontributit në komunitet, angazhimit dhe aktivizimit të tyre, kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në rritjen e ndërveprimit ndërmjet qytetarëve dhe Komunës, duke ndikuar pozitivisht në adresimin e çështjeve në komunitet.
“Komisioni Komunal për Çmimet e Mirënjohjes Publike”, ka kënaqësinë që të shpallë të hapur procesin për nominimet për “Çmimin vjetor për angazhim qytetar” dhe “Çmimin vjetor për zyrtarin e dalluar Komunal”.
Me këtë rast, komisioni do të vlerësojë kandidaturat e të gjithë të nominuarve që pranohen në formatin e nominimeve të hapura, të cilët në cilësinë e tyre si individë apo në forma të organizuara të grupeve formale apo jo-formale, si dhe zyrtarë të komunës të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e komunitetit, si dhe formësimin e politikave lokale duke rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, gjatë vitit 2024.
Të nominuarit për “Çmimin vjetor për Angazhim qytetar” duhet së paku të plotësojnë tre nga kriteret si vijon:
1. Kontributi dhe ndikimi në komunitetit i evidentuar përmes prezantimit të ideve dhe nismave që kanë pasur ndikim pozitiv në komunitet;
2. Pjesëmarrje publike aktive në takimet, diskutimet dhe forumet publike të organizuara nga Komuna;
3. Nxitja e përfshirjes së qytetarëve në komunitet për të adresuar kërkesat e qytetarëve në raport me organet e komunës;
4. Prezantimi i ideve apo nismave për zgjidhje inovatore për të adresuar çështjet e komunitetit në raport me organet e komunës;
5. Avokimi për çështjet e komunitetit në raport me organet e komunës, përmes kontributit në procesin e konsultimit publik, procesin e planifikimit buxhetor dhe konsultimit publik për politikat lokale.
Ndërkaq, të nominuarit për “Çmimin Vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal” duhet të jenë zyrtarë të komunës të cilët gjatë përmbushjes së detyrës publike kanë promovuar dhe demonstruar ndershmërinë, integritetin, shërbimin ndaj qytetarëve, neutralitetin, objektivitetin dhe transparencën, si dhe së paku të plotësojnë tre nga kriteret si vijon:
1. Të ketë realizuar plotësisht objektivat e parapara për vendin e punës dhe të ketë kontribuar në rritjen e performancës së Drejtorisë Komunale-Komunës, me profesionalizëm dhe përgjegjësi në punë,
2. Të ketë përfshirë në mënyrë aktive qytetarët në proceset e vendimmarrjes publike në nivelin lokal të qeverisjes, si dhe adresimit të çështjeve të komunitetit;
3. Të ketë promovuar dhe mbajtur një komunikim të vazhdueshëm dhe transparent për vendimet dhe aktivitetet e komunës në raport me qytetarët;
4. Të ketë siguruar që proceset e vendimmarrjes lokale të përfshijnë perspektivën e qytetarëve, si dhe përfshirjen e grave, komunitetet pakicë, të rinjtë dhe personave me aftësi të kufizuar, në proceset e dizajnimit të politikave lokale;
4. Të ketë ndërtuar një partneritet dhe dialog të strukturuar me bizneset, shoqërinë civile, mediat në procesin e formulimit dhe zbatimit të politikave lokale.
Për të nominuar një individ apo një grup formal ose jo-formal për “Çmimin vjetor për angazhim qytetar”, ose një zyrtar të komunës, për “Çmimin vjetor për Zyrtarin e Dalluar Komunal”, ju lutem, vizitoni ueb faqen zyrtare të komunës së Gjilanit tek rubrika konkurse/njoftime, në linkun si vijon:
1 Në gjuhën shqipe: https://kk.rks-gov.net/…/konkurset-njoftimet/aplikacione/
2 Linku në gjuhën serbe: https://kk.rks-gov.net/…/cate…/konkursi-i-objavljivanja/
Në këto linqe do të gjeni të gjitha detajet lidhur me kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, si dhe formularin e nominimit për plotësim.
Formularët e plotësuar dhe dokumentet mbështetëse mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected], si dhe kopjet fizike mund t’i dërgoni në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.
Nominimet do të pranohen deri me datë 24.12.2024.
Le të bashkohemi në këtë iniciativë të përbashkët për të vlerësuar dhe nderuar të gjithë ata qytetarë që me aktivizimin e tyre kanë bërë ndryshime pozitive dhe transformuese në komunitetin tonë!
Ju faleminderit për nominimet tuaja!
Anëtarët e Komisioni Komunal për Çmimet e Mirënjohjes Publike
Shënim:
Të gjithë nominuesit dhe të nominuarit pajtohen të ndajnë informacionet e kërkuara nga formatet e nominimit dhe të njejtat të trajtohen nga Komisioni Komunal për çmimet e Mirënjohjes Publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga nominimi përjashtohen të emëruarit dhe të zgjedhurit politik. Për kandidatët fitues bëhet verifikim i të kaluarës kriminale si dhe për shërbyesit publik verifikimi edhe nga njësia e burimeve njerëzore lidhur me performanën vjetore si dhe evidencën e masave disiplinore.