Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se sot rreth orës 13:15 , Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast: “Therje me thikë”.
Njësitet relevante të policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mund me e konstatua vdekjen e viktimës, i moshës madhore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili dyshohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë quar në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi Hashani /2LONLINE.com/