Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Gjilan është arrestuar i dyshuari i cili ka therur me thikë një person.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, derisa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 28.10.2021 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.