/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar nga Shtëpia e Shëndetit në Viti se aty ndihmë ka kërkuar një i mitur shqiptar shtetas i Kosovës , tek i cili sipas mjekut kujdestar janë vërejtur 5 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë. Në vendin e ngjarjes, në oborrin e shkollës së mesme ,,Bafti Haxhiu” kanë dalë njësitet patrolluese, të Policisë së Kosovës nga stacioni Policor i Vitisë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Gjilanit pastaj nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në drejtim të QKUK-së në Prishtinë. Raportet e mjekut tregojnë se viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Hashani tha se i dyshuari po ashtu i mitur shqiptar shtetas i Kosovës është arrestuar, është sjellë në zyret e Policisë së Kosovës në Gjilan, ku është zhvilluar intervista, në prezencë të punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës të autorizuar nga familjarët.
“Besohet se deri te incidenti të ketë ardhë per shkak të mosmarrveshjeve dhe motivet të ulta që kanë pas mes vete viktima dhe i dyshuari. Si dëshmi për Gjykatë nga i dyshimti është konfiskuar mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori për Krime të Rënda dhe ai ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të shqiptohet masa e ndalimit prej 24 orësh”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Rasti kalon në Prokurori. /2L ONLINE/
fotoilustrim