DYLON

VV: Arrestimi i deputetëve – shtim i ashpërsisë së autoritarizmit

Avatar photo Redaksia

Arrestimet e deputeteve Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, si dhe i deputetit Pal Lekaj, vetëm sa e shtojnë ashpërsinë e autoritarizmit në Kosovë. Qeveria Veseli – Mustafa – Thaçi, tashmë haptazi ka përqafuar metodat e tiranisë, thuhet në reagimin e Lëvizjes vetëvendosje.

Le të hetohen të gjithë deputetët dhe pushtetarët e korruptuar, le të arrestohen deputetët që dyshohen për krime e për pjesëmarrje në organizata të paligjshme. Por në asnjë mënyrë nuk mundet të pranohet prej askujt arrestimi i deputetëve për bindjet e tyre politike, në mbrojtje të Kosovës, thuhet tutje n ëreagim.

EkoHigjiena

Fajtor kryesor për këto arrestime është personi i cili ka nënshkruar marrëveshjet e dëmshme pa e pyetur opozitën dhe pa e marrë parasysh shprehjen popullore përmes peticionit, pra Isa Mustafa.

Por bashkëpunëtorët e tij janë po aq fajtorë, pra edhe dyshja Veseli – Thaçi.

Bëjmë thirrje të lirohen deputetët, dhe të tërhiqen marrëveshjet, në mënyrë që institucionet të kthehen në normalitet dhe në mënyrë që opozita të mos përjashtohet e të mos shtypet, por të trajtohet ashtu siç e kërkojnë rregullat demokratike. Marrëveshjet nuk do të kalojnë, opozita nuk do të ndalet!, thuhet në reagimin e Lëvizjes vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.