“Turp”, “Rrezik, zonë pedofilie” ishin edhe disa nga brohoritjet e protestueseve gjatë dy protestave të organizuara për këtë rast në Kosovë, të cilat në artikull i përshkruan mirë edhe gazeta britanike, The Guardian.
Gazeta britanike, ndër më të lexuarat “The Guardian” ka raportuar në një shkrim të saj ditën e djeshme për rastin e keqpërdorimit seksual të vajzës 18 vjeçare në Drenas.
“Vajza ishte viktimë e atyre që duhej të ju besonte më së shumti” citohet të ketë thënë deputetja Fatmire Kollçaku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, shkruan më tej “The Guardian”
Kjo e përditshme në artikullin e saj shpjegon se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja, por fokusin e vë edhe në deklaratat e krerëve të shtetit për këtë rast.
Sipas “The Guardian” thirrje për drejtësi dhe zbatim të ligjit ka bërë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi.