Java e 26-të, e Superligës së Kosovës në futboll. sjell përballjen, KF Malisheva – FC Drita, e kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka thënë se përgatitjet kanë vazhduar gjatë tërë javës dhe fokusi është te fitorja.
”Kemi analizuar gjatë tërë javës ekipin e Malishevës kuptohet që e kemi marrë seriozisht dhe fitorja na mban në pozitën ku jemi. Në këtë drejtim I kemi marrë masat dhe shpresoj që të reflektojmë në fushë, sepse fitorja do të na jepte qetësi për vazhdimësi të kampionatit. Kërkesa ime është që të vazhdojë ta mbajë bilancin pozitiv me Malishevën dhe shpresoj të vazhdojmë, lojtarët iu kanë përgjigjur detyrave dhe motivi është më i lartë, por edhe gatishmëria për të vazhduar me rezultate pozitive, suksese drejt arritjes së objektivit”, ka thënë Thaqi.
Ai tha tutje se Drita ka lojtarë që mund të jenë para golit dhe shënimit gjithnjë
“Kemi në fazën e sulmit lojtarë që kanë cilësi ofanzive dhe pretendimet janë që Drita të vije sa më shpesh para golit me alternativën e vetme për të shënuar sa më shumë. Kemi punu shumë në aspektin psikologjik që të kemi siguri dhe qetësi në ndeshjet e adhshme. Sepse e meritojnë shikuesit më të mirë që ka Drita, ata e pëekrahin ekipin me zemër, ata nuk kursehen që t’i ndihmojnë ekipit, unë i falënderoj edhe në emër të lojtarëve, të shtabit teknik, por edhe të klubit. Kishem pas dëshirë që atyre t’iu krihohen kushte më komode, të jenë prëzentë, t’i përjetojnë momentet e klubit dhe ne jemi mirënjohës sepse energjia më e madhe vjen nga tifozët”, përfundoi Thaqi.
Kryetrajneri i Dritës njoftoi se për ndeshjen e nesërme mungon Rron Broja për shkak të kartonëve, ndërsa Marko Simonovski po kthehet dhe është i gatshëm. /2LONLINE/
Java e 26-të
𝐊𝐅 𝐌𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐞𝐯𝐚 – 𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀
E shtune, ora 13:00