FC Drita udhëton drejt Ferizajt për të zhvilluar ndeshjen e javës së 22-të, ndaj FC Ferizaj, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 13:00.
Kryetrajneri i skuadrës bardh e kaltër, Arsim Thaqi vlerësoi kundërshtarin, por siç u shpreh, Drita, pas fitoreve në dy xhirot e kaluara, synon të vazhdojë me ecuri pozitive dhe pret fitore edhe në këtë xhiro.
“Kjo javë ka qenë e ngjeshur, por fatmirësisht gjanat kanë shkuar mire dhe shpresoj që nesër qytetin dhe tifozët t’i gëzojmë edhe me një fitore. DRITA është klub me pretendime të qarta dhe me këtë synim e nisim ndeshjen për të cilën kemi bërë të gjitha përgatitjet. Kemi marrë të gjitha masat kemi, kemi analizu kundërshtarin dhe shpresoj që futbollistët tanë të reflektojnë në ato gjëra që ne kemi stërvit pëe t’iu kundërvy Ferizajit. Ata kanë seri të mirë, por shpresoj që edhe ne të jemi në formë dhe t’i shfrytëzojmë defektet e tyre”, ka thënë Thaqi.
Rreth formës së klubit dhe përshtatmërisë me filozofin e trajnerit, Thaqi theksoi se Drita ka nivel të lartë të lojtarëve me të cilët synon rezultate kulmore.
“Ky grup i lojtarëve ka një sistem të punës dhe klubi Drita ka ruajtur nivelin e vet, ka qenë një nga klubet më të organizuara dhe me shumë cilësi. Ky sistem i instaluar i punës sigurisht kërkon kohë për përshtatje me trajnerin e ri dhe kërkesat e tij 100%, por në këto dy ndeshjet e fundit janë munduar të kapin idenë që kërkoj unë. Ideja ime me Dritën është të shënojmë sa më shumë gola dhe nuk duhet të kënaqemi e stepemi vetëm me një gol. Kjo kërkesë vje për shkak të nivelit të lojtarëve në sulm, kemi komplet zonën e sulmit dhe reparte të tjera që mund të shënojnë çdo moment”, përfundoi Thaqi. /2LONLINE/