Në prag të derbit lokal më të madh në vend, FC Drita – SC Gjilani, kryetrajneri i Dritës, Arsim Thaqi para gazetarëve ka folur për përgatitjet e fundit dhe pritshmëritë nga derbi lokal.
Trajneri Thaqi tha se përkundër kohës së shkurtër për t’u përgatitur, motivi dhe dëshira te futbollistët nuk mungon.
Kemi pas kohën e shkurtë për përgatitjet e ndeshjes, por tashmë jemi adaptuar me intensitetin e ndeshjeve. Sidoqoftë, lojtarët janë të gatshëm 100% për ndeshjen e derbit lokal, të cilët e dijnë vlerën e tij edhe më shumë se unë. Derbit nuk njohin favorit, sepse mobilizimi është maksimal i të dyja palëve. Ne kemi përgatitë ndeshjen dhe kemi marrë të gjitha masat që kjo ndeshje të jetë në kuadër të paraqitjeve të mira dhe normal që fitorja na mbanë në ritmin e rezultateve të mira. Ajo që presim është cilësia edhe pse në mungesë të tifozëve ky derbi duhet të ruajë nivelin dhe interesimin gjithmonë”, theksoin Thaqi.
Ai shtoi se derbi gjilanas është një pasuri që duhet të ruhet nga akterët relevantë dhe jo vetëm nga klubet.
“Derbi i Gjilanit është përtej një derbi lokal, është një aset i futbollit kosovar t’u e dit atmosferën që krijon dhe duhet të mendohet përtej një ndeshje. Duke e parë atmosferën, nivelin dhe cilësitë e klubeve duhet të mendohet të ruhet dhe të mendohet më larg sepse kjo të ndihmon edhe me u zhvillu si futboll. Unë shpresoj që ky derbi të marrë vëmendjen dhe seriozitetin që mos të bie niveli dhe të mbahet ritmi i investimeve, sepse mendoj që me interesimin nga një qytet me kaq shumë tifozë do të tejkalonte cdo derbi lokal në rajon. Unë nuk kam cfarë flas për motivin, vullnetin dhe dëshirën për angazhim në këtë derbi, sepse futbollistët e dijnë rëndëinë e ndeshjes më mirë se unë, sepse derbi është një spektakël me adrenalinë të vecantë”, ka thënë Thaqi. /2LONLINE/
FC Drita – SC Gjilani
E diele, ora 13:00