Kryeministri i Kosovës, në detyrë, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Thaci ka uruar që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri “Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim edhe njëherë ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Uroj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe emër timin personal që muaji i madhërishëm i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri. Urojmë që muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.
Sakrifica, toleranca dhe solidariteti urojmë që të përcillen te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përgjatë këtij muaji të shenjtë. Këto mesazhe që përcjell muaji i shenjtë i Ramazanit, për qytetarët e Kosovës përkujtojnë sakrificën dhe angazhimin e të gjithë qytetarëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Zoti i bekoftë familjet e juaja dhe tërë Kosovën”, thuhet në urimin e Thaçit.