Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se presin që misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, të bëjë një vlerësim sa me pozitiv, një vlerësim real dhe të bazuar në fakte.
Gjatë, takimit të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave, kreu i Qeverisë ka kërkuar nga të gjithë akterët e involvuar në këtë proces që të jenë sa më të përgatitur, në mënyrë që para misionit faktmbledhes të paraqesin të arriturat, progresin, statistikat dhe angazhimin që është bërë në përmbushjen e kritereve të parapara për procesin e liberalizimit të vizave.