Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi thotë se do të respektojnë ligjet në fuqi dhe Kushtetuta sa i përket çështjes së shamisë në shkolla. I pyetur nëse do të lejohen nxënëset me shami në shkolla Thaçi tha se do të bëhet ashtu siç përcaktohet nga Kushtetuta.”Ne do të respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, tha Thaçi.