Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar indirekt se sot shpëndahet Parlamenti dhe se votimi për shndërrimin e FSK-së në FAK dhe çështja e vendeve të rezervuara për minoritetet, do të lihet për legjislaturën e ardhshme.
“Një Parlament që s’mund ta formojë ushtrinë e vetë, është e pakuptimtë të ekzistojë”, ka thënë Thaçi. Ai tha se ushtria e Kosovës nuk u votua për shkak të “etheve elektorale” të disa partive.
“Unë kam propozuar datën 8 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve dhe aktualisht jemi brenda afateve të parapara me Kushtetutë”, tha ai.
Kryeministri paralajmëroi një takim në zyrën e tij në ora 12:00, i thirrur nga Presidentja, ku do të vendoset për hapat drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme.