Edhe Pepe Grillo me partinë e tij vitin e kaluar dolën në vendin e parë duke fituar rreth 26% të votave, por meqë asnjë parti nuk donte të futej në koalicion me të dhe partinë e tij, ai nuk arriti ta formonte Qeverinë dhe pasi i kaloi afati prej 15 ditëve sipas ligjit kushtetues, Italia nuk shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme, por iu hap rruga partive tjera për ta formuar Qeverinë, thotë publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi.
Edhe me Thaçin dhe PDK-në asnjë parti nuk po dëshiron të futet në koalicion për ta bërë Qeverinë, kështu që koalicioni LDK-AAK-NISMA pasi që tashmë veç i kanë bërë numrat për ta formuar Qeverinë, vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Thaçit nuk ka i ka mbetur zgjidhje tjetër, veçse t’i hap rrugën koalicionit LDK-AAK-NISMA për formimin e Qeverisë, thotë Krasniqi.