Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në profilin e tij në facebook, ka shkruar se ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive…
Ja postimi i plotë i presidentit Thaçi
Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë.
Me sjellje të tilla, Serbia po tenton ta politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre. HTH