Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ky i fundit, vlerësimin e madh për luftën tonë kundër ekstremizmit dhe përshëndeti aprovimin e sotshëm të ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja.
Ja postimi i plotë në facebook
Sapo përfundova takimin me mikun tim dhe Sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg. Ai shprehu vlerësimin e madh për luftën tonë kundër ekstremizmit dhe përshëndeti aprovimin e sotshëm të ligjit kundër pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra të huaja. Po ashtu biseduam edhe për transformimin e FSK në Forca të Armatosura të Kosovës, si dhe integrimin në Partneritet për Paqe dhe NATO. U pajtuam që me hapa pragmatikë dhe të koordinuara, Kosova si dhe tërë Ballkani, e kanë të ardhmen e sigurtë në familjen euro-atlantike. HTH