Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe kandidatë për kryeministër, Isa Mustafa ka thënë se po i dëgjon se si shërbëtorët e Hashim Thaçit në emisionet e ”Klan Kosova” se si po e arrestojnë atë çdo ditë.
“Kjo është punë e zagarëve. Hashim Thaçi i ka lëshuar zagarët, sepse po frikësohet që po i shuhet magjja e qeverisë korruptive. Lexova këto ditë disa shkrime ne gazetën “Koha Ditore” lidhur me vlerësimet e NATO-s për krimet e ndodhura në Kosovë dhe rrjetin e krimeve. Me doli se është më lehtë të përballesh me zagarët sesa me gjahtarët”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka theksuar se ata nuk kanë forcë që ta vrasin, por kanë dëshirë ta arrestojnë, sepse sipas tij po e humbin pushtetin. “Të ngjashmit me këta bënin gjueti pas lufte; ata vranë shumë veprimtarë të LDK-së. Sa i përket profesionit, nuk dallojnë shumë, nuk është me rëndësi a janë profesorë, ministra apo gazetarë. Sepse, mendësinë e kanë vrastare”, e ka përfunduar shkrimin e tij në Facebook.