Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015. “Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira.
Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor.
Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë në moralin dhe misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri për të qenë konkurrentë në tregun e dijes dhe përgatitjes profesionale.
Urime fillimi vitit të ri shkollor”, thuhet në një kumtesë të Zyrës së Kryeministrit.