Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Takimi i konfirmua edhe nga Ashton. Pritet të diskutohen hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor në Kosovë si dhe ne zbatimin e marrëveshjes së muajit prill për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.