Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, duke komentuar raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për fëmijët kosovarë ka thënë se fëmijët kanë një stil jete aktive e të shëndetshme dhe është optimist të ardhmen e këtyre brezave.
Thaçi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është i gëzuar kur ka lexuar se adoleshentët tanë janë ndër më të shëndetshmit në Evropë.
“Studimi tregon se fëmijët tanë kanë një stil jete aktive e të shëndetshme dhe janë shumë të mbarë për sa i përket veseve gjë që më bën goxha optimist për të ardhmen e këtyre brezave. Në kuadër të Misionit të Ri ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë në përfshirjen e tyre në aktivitete sportive e artistike si dhe në promovimin e kulturës së leximit dhe librit”, ka shkruar ai.