Ndonëse në shtator është paraparë vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ende nuk dihen temat për të cilat do të diskutojnë dy presidentët.
Sidoqoftë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se takimi i radhës pritet të mbahet në pjesën e parë të shtatorit dhe, sipas tij, ky takim do të jetë i menduar për të filluar me një bazë të diskutimit për të ardhmen. “Shpresoj në pjesën e parë të shtatorit. Ende nuk është specifikuar se çka.
Dy takimet e para më tepër kanë qenë procedurale dhe teknike. Besoj se takimi i radhës do të jetë i menduar për të filluar me një bazë të diskutimit për të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”….
Për më tepër shih – BURIMI: Epoka e re