“Arushi prej pelushi” titullohet libri i parë me poezi i autorës tetë vjeçare Sindi Muharremi i cili pritet të del në dritë këto ditë. Recensent i librit është prof.Vjollca Dibra si dhe redaktor prof. Xhevat Syla, ndërsa ballinen dhe ilustrimet i ka realizuar Flamur Krasniqi.
Ky libër trajton imagjinaten, realitetin, të përditshmen, reflektimin e digjitalizmit etj. Poezitë kanë fillim zhvillim dhe përfundim. Poshtë tyre janë ilustrimet të cilat gërshetohen me përmbajtjen.
Autorja i vë në pyetje shumë probleme si p.sh A ekzistojnë princeshat? (poezi në fq.8) Prindërit të pyetur në poezi nuk i vënë përgjigje dhe ajo tenton vet t’i zbuloj, andaj ka dëshirë të vishet si princeshë.
Pastaj, poezi për shkollën, shoqërinë e saj, personazhet nga filmat vizatimor, udhëtimet dhe koncertin e Dua Lipës. Aty autorja tregon përjetimet nga koncerti i Dua Lipës që ishte në Prishtinë. Zëri i Duas e ka mallëngjyer autoren dhe në këtë poezi ajo e përshkruan këtë. Githësej në libër janë të grumbulluara 49 poezi.
Sindi Muharremi lindi më 19.7. 2010 në Prishtinë. Është nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë. Ajo shkruan poezi dhe tregime që nga klasa e dytë.
Në teatrin Dodona ka luajtur në shfaqjen “Kësulëkuqja”, në rolin e Kësulëkuqes. Poashtu ka aktruar në video spotin “Ninullë” të këngëtarit Shpat Deda.
Ka marrë pjesë në reklamën e kompanisë “Ipko”. Përveç poezive dhe aktrimit, këndimin e ka hobi.