Nga: Arsim Halili
TESTAMENT I FJALËS ARTISTIKE
( Për vëllimin poetik të Ibush Vishit, DRITËN TI E NDEZE, edituar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2024 )
“Ëndrrat më të bukura për lirinë shihen në burg”Shileri
Ibush Vishi, ndonëse e ka demostruar dijen e tij tek të tjerët për librin, më në fund guxoi të bëjë një hap para opinonit lexues edhe me fjalën e tij artistike. Duhet thënë se që në titull të librit “Dritën ti e ndeze”, vjen me një lloj provokimi te lexuesi, jo thjeshtë për ndonjë titull të hermetizuar që kërkon deshifrim, por për një titull që saktëson qartë personin apo heroin lirik që e bëri atë akt si dhe përfituesit që e shijojnë të mirat e asaj drite.Kjo mund të kuptohet dhe ndryshe; nëse për njërën palë ishte errësirë, domosdo dikush tjetër duhet të merrte inciativë ta nxirrte nga errësira palën tjetër, pavarësisht nga cili segment i jetës vjen.
Katër ciklet e kësaj përmledhje poetike: “Testmenet lirie”, “Derisa të rrjedh Drini”, “Nëse uni të ka zënë” e “Teshtimë plagësh”, përbëjnë një mozaik, gjë për të cilën shfaqet aftësia krijuese, përmes shenjave e simbolikave, ku ekspozohen para lexuesit , ku skenat mund të varijojnë në kohë dhe veprime asimetrike. Natyrisht këtu ndërtohet një ngrehinë, ku asaj dritareje të errësuar i jep një pamje shprese.
Duke e ditur veprimarinë e autorit, ai nuk i shmnget edhe në varg, fatit tragjik të popullit shqiptar, andaj duket se konvergjohet kjo edhe në poezinë e Ibushit : tragjikja dhe heroizmi. Në këtë rast njëra tjetrën e plotsojnë. Si shumë poetëve tjerë edhe poetin Vishi e ndjek fati ekzistncial i njeriut me të bërat e tij në atë bashkësi kombëtare, ku vlera e secilit që ka dhënë nga vetja, qoftë edhe një kontribut të vogël, deri te ai sublim, është mosdorëzimi, apo pranimi i heshtur i absurditetit në kohë dhe veprim që vinte nga pala tjetër për të shkaktuar errësirën. Nëse në psalmet nga ato hebraike, lavdet thureshin në nivel panteik, autori Vishi lavdet i thur në rrafshin tokësor: atdheut, simboleve kombëtare dhe natyrisht dëshmorëve të kombit, në këtë triadë udhëtimi me simbolikë në hapsësirë dhe në kohë mban një baraspeshë të cilën aprori ky njeri i sakrificës në këto raste me emra të përveçëm ka paracaktuar të përmbush një mision, duket qartë se është i destinuar ta ndjek njëjtin kurs të po atyre emrave që në radhë të parë kishin ekzistencën e kombit si qëllim të vetëm .
Vargje të kësaj natyre i gjen te poezia, ” Lirinë na e solle ti” ( fq 20), “Në bronz lirie”, ( fq 21), “Dëshmorëve”, ( fq 23 ) “Djalë i lirisë ( fq 28), “Nanë e lirisë sonë” ( fq 38) .
Kur flasim për poezitë e lartëcekura, mund të prekim një fakt i cili na kujton mendimin e Hajdegerit: se të dëgjuarit dhe heshtja janë një lloj mundësie e shprehjes diskurzive . Nisur nga këto dy nocione ndonëse kemi një asimetri zërash që heshtin nga ky fatalitet. Me të tilla skena rrënqethëse kemi palën që e dëgjon këtë dhimbje të shkaktuar, e dëgjon edhe vet poeti Vishi, por nuk mund të bëjë asgjë më tepër se objekt shperhimor të jetë vetëm fjala, fjala artistike e cila pavarësisht se si kundrohet, nuk prodhon asgjë mistike, por në këtë mozaik shumëzohet kujtesa që ata zëra të heshtur të dëgjohen përjetësisht.
Ndjesia që përcillet është një përmallim, njëherësh I shtresuar dhe i brishtë. Duket qartë se poeti Vishi, ndejën e të qenit mirënjohës ndaj atyre që kanë kontribbuar qoftë në raport individual, apo edhe kolektiv, jo vetëm që shmang në kujtesën e tij, por si i tillë ai këtë mirënjohje e ndan edhe me të tjerët, këtë rast me opinon lexues, duke shprehur ndjesën e tij krijuese përmes vargjeve qoftë figura të njohura në mesin tone siç ishin: Shtjefën Gjeçovi, Dritëro Agollit, Bedri Hysës, Gani Xhafollit, Mësuesit, këtë rast mësuesit të poetit Vishi, Agim Vincës, Astrit Deharit por edhe në planin familjar, babait , vajzës… etj.
Kjo klimë poetike duket se është shtrirë në planin dy dimensional , në atë të parin malli për figura të tilla të kundruara, jo formalisht sa për të thenë diçka në adresim të tyre, por si i tillë poeti Vishi shperfaq një kronikë dëshmishë përmes artit poetik se këto figura në kohë dhe hapësira të ndryshme bartën mbi supet e tyre pesha të veprimtarisë , që meritojnë të kujtohen,ndaj plotëson një kërkesë, përtej asaj individuale.
Në realitetin e sotëm në të cilin koekzistojmë edhe ne si pjesë sociale me të mirat, natyrisht edhe me ngjarje a dukuri, që hera- herës e zbehin identitetin e të qenurit të përsosur, në këtë ballafaqim edhe poetin Vishi, duket se e ngacmon, e dekurajon, ndoshta edhe e trishton se si mundet njeriu t’ua atribojë këto veprime që nuk mbesin vetëm në suaza të delikuencës..
Të tilla vargje i gjen që në poezinë e parë të ciklit “Teshtim plagësh”, respektivisht poezinë : “A(z)huri që ishe” ( fq, 89- 92), por edhe te poezi të tjera vërhet shqetësimi i poetit si te “Shpifaraku”, “Tjerratarët”, “Ëndërr e keqe ,…etj.
Në perceptim tonë duket se vargjet mund të kenë një llojë ambiguiteti moralist, megjithatë duhet të themi se poeti për këto dukuri ka një optikë tjetër, i sheh se i tilël duke devijuar çdo ditë.
Në struktimin krijues të përmbledhjes së parë poetike të Ibush Vishit, vargun e tij e dimensionon qartë duke ndërtuar një imazh poetik, ku në perceptimin tonë, duket se identifikohet një lloj simbioze e alternuar mirë mes imazhit statik të shpërfaqur edhe me gjuhën poetike, por edhe me gjuhën vizuele me atë të shkrirjes në bronz të atyre figurave, që domosdo heshtja e tyre sot na flet shumë, sa herë kalojmë para tyre , e këtë rast edhe për poetin Vishi duket e nxit kjo heshtje që ta transformoj vargun në fuqi inkurajuese, jo vetëm poetike, por edhe atdhetare. Rastin më të mirë e kemi te poezia e titulluar : “Në bronz Lirie” ( fq, 21) dhe “Pranë shtatores së Kadri Zekës”( fq 36).
Krejt në fund mund të themi se poeti Vishi nuk ka nxituar të paraqitet vetëm formalisht dhe me sasi librash te lexuesi . Vargu i këtij poeti shpreh, përpos artit poetik, edhe një ndjenjë emocionale , e cila na rezulton se e do krijimtarinë poetike dhe mund të konsiderohet një lloj katarasisi në raport me të kaluarën, gjendjen faktike të popullit shqiptar në Kosovë, por edhe krenarinë tonë kombëtare që i japin zemër secilit nga ne, përfshirë këtu edhe vetë poetin. /2LONLINE/